01 / 0

Speed Taxi

SPEED TAXI “Five Stars” është kompania lider që ndryshoi konceptin e shërbimit taksi në Shqipëri. E krijuar në Janar të vitit 2012, SPEED TAXI vendosi për herë të parë standartet ndërkombëtare të shërbimit taksi me çmime shumë konkurruese. Duke ofruar shërbim 24 orë në 365 ditë në vit, operon në disa qytete të Shqipërisë, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë. Nëpërmjet këtij koncepti të ri të ofruar ne qytetet ku operojmë, shërbimi ynë u përkthye shumë shpejt në trajtën e tre standarteve: Siguri, Komoditet dhe Profesionalizëm.

Si operojmë?

Prej më shumë se 10 vitesh, ne plotësuam nevojat tuaja dhe u bëmë lider të shërbimit taksi në Shqipëri. Por ne mendojmë se ju meritoni më të mirën, prandaj u përmirësuam për t’ju shoqëruar çdo ditë në një udhëtim me 5 yje. Me një staf profesionistësh me eksperienca shumë vjeçare, ne ofrojmë siguri, komoditet dhe profesionalizëm. Siguria juaj është prioriteti ynë. Nëpërmjet sistemit GPS, automjeti monitorohet në kohë reale mbi lëvizjen, vendndodhjen, parametrat e shpejtësisë së drejtimit të automjetit si dhe historikun e lëvizjes së tij duke shoqëruar hap pas hapi udhëtimin tuaj, kolegut apo të afërmit tuaj. Ju jeni motivi ynë dhe ne përpiqemi t’ju ofrojmë “Fluturimin më të bukur me automjet” sepse SPEED TAXI “Five Stars” u krijua për të qenë në shërbimin tuaj!

Aplikacioni “Speed Taxi Albania”

Tashmë ju mund të rezervoni taksinë tuaj të sigurtë jo vetëm nga numrat e telefonit, por dhe nga aplikacioni SPEED TAXI prej ku mund ta shihni taksinë tuaj në hartë në kohë reale në momentin që vjen drejt jush. Shkarkoni aplikacionin në Play Store dhe App Store.

Na Kontaktoni

[email protected]
Bulevardi Skënderbeu,
Godina AlbTelecom Kati 3,
Shkodër
Thank you!. Your message is successfully sent...
We're sorry, but something went wrong