Kontributin tonë më të fortë e bëjmë përmes bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të besimit. Duke kontribuar me mjeshtërinë tonë, profesionalizmin, eksperiencën dhe kapitalet, ne sigurojmë një mbështetje solide për ortakët dhe garantojmë sukses.
Famiko Group beson se suksesi i madh në treg arrihet duke patur si synim kryesor respektimin e shoqërisë por edhe të mjedisit ku operon. Në kuadër të përgjegjësisë sociale Famiko Group ka në axhendën e saj shumë projekte që synojnë të respektojnë individin dhe të përmirësojnë ambientin ku kompanitë e saj operojnë. Nga ana tjetër; Famiko Group beson se suksesi arrihet duke patur një bashkëpunim gjithëpërfshirës me aktorë të ndryshëm të shoqërisë përfshirë organet publike apo institucione private.
Momentalisht Famiko Group ka një memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Zyrat e Punës. Falë këtyre marrëveshjeve me këto institucione, Famiko Group është përherë në kontakt me botën akademike dhe tregun e punës nga ku dalin edhe studentë ekselentë që u ofrohen mundësi të ndryshme në gjirin e Famiko Group.
Po ashtu bashkëpunimi me institucione të rëndësishme publike sic janë Zyrat e Punës, Bashkitë, Drejtoritë Arsimore Rajonale janë disa nga hapat konkretë që Famiko Group ka hedhur për të qenë prezent në jetën e përditshme të shoqërisë ku operon.