“COMFORT SHOES” Sh.p.k.
“Comfort Shoes” është një biznes privat që operon në industrinë e prodhimit fason. Një firmë e cila ka prodhuar këpucë prej më shumë se 15 vjet për marka të ndryshme ndërkombëtare si: Geox, Klarks, Lotto, Zara, Diadora, Imac.co, Bata etj. Aktualisht kompania është përqëndruar për të prodhuar këpucë për markat “Nero Giardini”, “Orion” , “Timberland”, marka të cilat janë mjaft të njohura në rang ndërkombëtar. Comfort përfshihet në kategorinë e biznesit të madh, me mbi 300 të punësuar. Fabrika ndodhet në disa objekte në lokacione të ndryshme, dy prej të cilave ndodhen në qytetin e Shkodrës , një në Njesinë administrative Rrethina, dhe së fundmi është inaguruar dhe një tjetër ambjent në qytetin e Pukës. Fabrikat gjenden në: rruga “Marie Shllaku”, Skenderbeg, Shkodër; Zona Industriale, pranë shkollës “Arben Broci”, Shkodër; Hot i Ri, Grudë; Pukë.
Historiku
Kjo firmë operon në Malësinë e Madhe që prej vitit 1992 fillimisht me emrin “Vëllezërit Kokaj sh.p.k.” si kompani me veprimtari kryesore import-eksport. U zhvillua më pas duke u drejtuar nga prodhimi në qytetin e Shkodrës. Firma doli në tregun Shqiptar me prodhimin e birrës me logon BEST, që vazhdoi gjatë viteve 1997- 2004. Firma ka bërë disa ndryshime në fushat ku ajo ka operuar, por në 2004 u drejtua në fushën e prodhimtarisë së këpucëve si një biznes fason dhe vazhdon me sukses si e tillë edhe sot. Në ditën e parë të vitit 2014 u zgjerua edhe me prodhimin e saj individual të këpucëve me logon FAMIKO, duke hapur 2 dyqane në qytetin e Shkodrës. Për shkak se kompania u fokusua vetëm në veprimtarinë e prodhimit fason të këpucëve, emri i kompanisë u ndryshua në “Comfort Shoes”. Kjo kompani ka 24 vjet që operon me sukses në treg, me një qëndrueshmëri të konsiderueshme dhe rritje të vazhdueshme.
Përgjegjësia sociale
Përsa i përket përgjegjësisë sociale mund të themi se “COMFORT SHOES” SH.P.K. ka sponsorizuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe ka mundësuar disa herë uniformat sportive për skuadrat vendase të boksit dhe futbollit. Ka kontribuar pranë organizatave fetare për ndërtimin e objekteve fetare. Gjithashtu ka kontribuar me qëllim ndihmën sociale ndaj shtresave në nevojë në zonën e Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe. Në kompani janë zhvilluar vazhdimisht kurse profesionale falas me qëllim ndihmën në nxitjen e punësimit në qytet.