Opportunity Group
Opportunity Group, me eksperiencë mbi 10 vjet, është kompania lider në tregun e telemarketingut. Në shtator të vitit 2012, Opportunity hapi dyert për 20 punonjësit e parë me një projekt telemarketingu. Që në fillimet e saj njihet për përdorimin e strategjive që nuk ushtrojnë presion psikologjik mbi operatorët, dhe që asokohe shquhej pozitivisht liria që i jepej operatorit në krahasim me shumë kompani të tjera konkurruese.
Historiku
Në vitin 2013 ishin të punësuar rreth 80 persona pranë Opportunity. Viti 2014 solli tre projekte të reja telemarketingu me rreth 100 persona për turn dhe stafi që zgjerohet edhe më tepër me 13 persona të tjerë. Pas 3 vitesh në treg, Opportunity hap dhe dy zyra të reja me lokacione në Kopik dhe lagjen “Parrucë”. Në vitin 2015 listohen 3 zyra Opportunity me projekte të ndryshme telemarketingu quajtur në gjuhën e këtij biznesi, takime apo kontrata.
Në shtator të vitit 2017, Opportunity mbushi 5 vite dhe për nder të këtyre viteve rritjeje, Opportunity inaguroi zyrën Opportunity Tiranë dhe Napoli në Itali. Aktualisht në Shkodër numërohen rreth 300 punonjës. Opportunity ecën me strategji moderne të cilat nuk cënojnë të drejtat e punëtorëve apo identitetin e tyre.