Speed Taxi me yjet më të mëdha të kinematografisë shqiptare
Speed Taxi me yjet më të mëdha të kinematografisë shqiptare si sponsor dhe aktor në filmin “ Vdekja le të presë “ i rregjisorit të mirënjohur Edmond Topi. Ky film vjen si pjesë e dytë e filmit “ Yjet e së Ardhmes” që pati premieren në vitin 2017 dhe ve në fokus moshën e tretë, ku aktoret përmes roleve përcjellin mesazhin se brezi i tretë, pavarësisht moshës mbetet vlerë e madhe për shoqërinë.
"Nuk i do njeri nëpërkëmbë këtë që quhet mosha e tretë apo mosha e pestë, quajeni si të doni. Mirëpo, kur vdes njëri nga këta, qajnë të gjithë Është më mirë të qajnë përpara se të vdesë," tha aktori i njohur Mehdi Malkaj. "Kësaj rradhe jemi me një emocion më të rëndësishëm. E favorizon ky publik i mrekullueshëm, që se kisha parë ndonjëherë," tha aktorja Tinka Kurti.
Ky film bëri sërish bashkë yjet e kinematografisë shqiptare, të madhen Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Zyliha Miloti, Reshat Arbana, Mehdi Malkaj, ndërsa kastës së aktorëve i shtohen edhe emra të tjerë të njohur si Ema Andrea, Gaz Paja, Aurela Gace, Elia Zaharia e te tjere. Filmi pritet të dalë në tetor të këtij viti për të apasionuarit e kinemasë.
All Rights reserved for FAMIKO.